Thursday, September 26, 2013

Aneksi I futbollit


Është një fushë sportive e krijuar për stërvitjen e ekipit të të rriturve të naftëtarit dhe për aktivitetet sportive masive. Kujtojmë me nostalgji Kampionatin e Ndërmarrjeve!
Njëkohësisht duke qenë se ka dimensionet standarte, atje janë zhvilluar ndeshjet e Kampionateve Kombëtare të të rinjve të Kuçovës.

Sot vazhdon stërvitja e të rinjve edhe pse kushtet janë përkeqësuar gradualisht, dhe megjithë përpjekjet e pushtetit vendor nuk është mundur të përmirësohetn.

Fotot nuk lenë vend për fjalë:

Nese jeni te intresuar te kontribuoni ne rindertimin e kesaj fushe dhe doni me shume informacion, ju lutemi te kontaktoni Koordinatorin e Projekteve ne Bashkine Kucove, Znj. Kristina Zoga me email: bashkiakucove@yahoo.com




Monday, September 16, 2013

Kuçova ime, Kuçova jonë

 

Bashkia e Kuçovës inicion një projekt-ide te re (e paraqitur nga qytetari Z. Elian Gjini, MBA) e cila kërkon të mobilizojë diasporën dhe emigrantët Kuçovarë kudo që ndodhen nëpër botë. Kontributi i diasporës në projekte të mirëfillta publike ka qënë dhe është pothuajse i neglizhueshëm. Nuk ka pasur asnjë projekt publik i cili është realizuar me një përfshirje të drejtpërdrejtë të diasporës.

"Kuçovë të qofsha falë
Të kam zemër, më ke djalë.
Për ty penën kurrë s'do e ndal.
Për ty Kuçovë shumë do qëmtoj
Të përcjell brezat, të jetoj ....!"
                                                        
Tashmë njerëzit që ndodhen anembanë nëpër botën e zhvilluar e kanë kuptuar se ata jetojnë e punojnë në komunitete. Në komunitete pjesmarrja dhe angazhimi i kapitalit njerëzor është thelbësor nëse duam komunitete të shëndosha dhe të mira publike të cilat gëzohen njëlloj nga të gjithë (si p.sh. parqe e shkolla për fëmijë, lulishte, etj.). Vëndet në zhvillim (Meksikë, Kinë, Indi, Armeni etj.) e kanë integruar diasporën e tyre në këto proçese dhe Bashkia e Kuçovës në këtë epokë të re kërkon të ndjekë shembujt më të mirë. 

Bashkia e Kuçovës kërkon, si fillim, të ndërgjegjësojë diasporën dhe popullsinë lokale për këtë mundësi, të zhvillojë dhe mirëmbajë një database të të gjithë atyre njerëzve që duan të kontribuojnë në këto projekte me kapital njerëzor e financiar, projekt-ide etj., dhe implementojë sipas rregullave dhe standarteve ato projekte publike të mundshme. Bashkia premton se te gjitha projektet do te jene te disponueshme ne sistemin online ku diaspora mund te verifikojë gjithë veprimtarinë e projekteve në fjalë; me nje fjalë realizimi i këtyre projekteve do të jetë totalisht transparente.

Ne duam të gjallërojmë marrëdhëniet midis komuniteteve lokale Kuçovare dhe diasporës; e duam diasporën të jetë pjesë e pandarë e jona, e projekteve tona; e duam diasporën të krenohet me punën e tyre, me punën tonë.

Ne mirëpresim idetë e bashkatdhetarëve (dhe qytetarëve) për këtë iniciatë të re ...