5 Maji i çdo viti është dita simbol i Dëshmorëve të Atdheut. Prandaj në
këtë ditë gjithë populli shqiptar përulet me respekt përpara atyre që kanë
dhënë jetën për Atdheun.
Në kuadrin e
70 vjetorit të Çlirimit të Atdheut, në 5 Majin e këtij viti jubilar, ne
nderojmë jetën dhe veprën e Dëshmorëve të Luftës Antifashiste
Nacional-Çlirimtare, si epopeja më e lavdishme e popullit shqiptar gjatë gjithë
historisë së tij, që e bashkoi atë në një front të vetëm, pa dallim feje,
krahine dhe ideje…..
Ne do të
përkujtojmë në këtë ditë të gjithë ata dëshmorë që kanë dhënë jetën në
periudhën e pas çlirimit, në ndërtimin e përparimin e vëndit në të gjitha
fushat, në polici, ushtri, në kufi, etj., si dhe të rënët për çlirimin e
Kosovës.
Me rastin e Ditës së Dëshmorëve, u organizua: Aktivitet në shkollën “Dëshmorët e Kombit”
Mbas ekzekutimit të Himnit
të Flamurit, të kënduar direkt nga nxënësit e kësaj shkolle, e mori fjalen
drejtore e kësaj shkolle znj. Vjollca Kllapi, e cila përshëndeti pjesëmarrësit
si dhe shprehu falenderime të veçanta për të gjithë pjesëmarrësit dhe
bashkëpunuesit në këtë eveniment kushtuar pikërishtë kësaj date.
Merrnin pjesë Kryetari i Bashkisë,
z. Bardhyl GJYZELI, Nën/Prefekti i Rrethit të Kuçovës z. Sybi Shehu,
veteran, pasardhës veteran dhe anëtar të Organizatës së Familjeve të Dëshmoreve
si dhe nga institucione të qytetit të Kuçovës.
Më pas u vazhdua me koncertin festiv kushtuar kësaj date të shënuar dhe
përshëndetjet e nxënësve të shkollave 9-vjeçare të rrethit të Kuçovës, kushtuar
5 Majit.
Vendosja e kurorave në Lapidarin kushtuar Luftës Antifashiste
Nacional-Çlirimtare
Në ora 11ºº,
nën shoqërimin e Himnit të Flamurit, në lapidarin në hyrje të qytetit, u
vendosën kurora dhe buqeta me lule të freskëta, në nderim të dëshmorëve. Pranë
lapidarit, përpara pjesëmarrësve të shumtë në këtë eveniment të shënuar, fjalën
e rastit e mbajti Kryetari i Bashkisë z. Bardhyl Gjyzeli.
Edhe Kuçova
rreshton në altarin e saj të artë, Dëshmorë të zonës si : Gaqi Karakashi, Tafil
Skëndo, Thimi Tane, Ajet Xhindole, LLukan Prifti, Llazar Kuli, Stefan Ndreu,
Kol Hoxhollin Astrit Suli, Vasillaq Tanku, Lumner Hasanbelliu e shumë e shumë
të tjerë.