Sunday, May 25, 2014

5 MAJ DITA KOMBËTARE E DËSHMORËVE TË ATDHEUT


5 Maji i çdo viti është dita simbol i Dëshmorëve të Atdheut. Prandaj në këtë ditë gjithë populli shqiptar përulet me respekt përpara atyre që kanë dhënë jetën për Atdheun.
Në kuadrin e 70 vjetorit të Çlirimit të Atdheut, në 5 Majin e këtij viti jubilar, ne nderojmë jetën dhe veprën e Dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, si epopeja më e lavdishme e popullit shqiptar gjatë gjithë historisë së tij, që e bashkoi atë në një front të vetëm, pa dallim feje, krahine dhe ideje…..
Ne do të përkujtojmë në këtë ditë të gjithë ata dëshmorë që kanë dhënë jetën në periudhën e pas çlirimit, në ndërtimin e përparimin e vëndit në të gjitha fushat, në polici, ushtri, në kufi, etj., si dhe të rënët për çlirimin e Kosovës.




Me rastin e Ditës së Dëshmorëve, u organizua: Aktivitet në shkollën “Dëshmorët e Kombit”



Mbas  ekzekutimit të Himnit të Flamurit, të kënduar direkt nga nxënësit e kësaj shkolle, e mori fjalen drejtore e kësaj shkolle znj. Vjollca Kllapi, e cila përshëndeti pjesëmarrësit si dhe shprehu falenderime të veçanta për të gjithë pjesëmarrësit dhe bashkëpunuesit në këtë eveniment kushtuar pikërishtë kësaj date.



Merrnin pjesë Kryetari i Bashkisë,  z. Bardhyl GJYZELI, Nën/Prefekti i Rrethit të Kuçovës z. Sybi Shehu, veteran, pasardhës veteran dhe anëtar të Organizatës së Familjeve të Dëshmoreve si dhe nga institucione të qytetit të Kuçovës.

Më pas u vazhdua me koncertin festiv kushtuar kësaj date të shënuar dhe përshëndetjet e nxënësve të shkollave 9-vjeçare të rrethit të Kuçovës, kushtuar 5 Majit.

Vendosja e kurorave në Lapidarin kushtuar Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare
Në ora 11ºº, nën shoqërimin e Himnit të Flamurit, në lapidarin në hyrje të qytetit, u vendosën kurora dhe buqeta me lule të freskëta, në nderim të dëshmorëve. Pranë lapidarit, përpara pjesëmarrësve të shumtë në këtë eveniment të shënuar, fjalën e rastit e mbajti Kryetari i Bashkisë z. Bardhyl Gjyzeli.
Edhe Kuçova rreshton në altarin e saj të artë, Dëshmorë të zonës si : Gaqi Karakashi, Tafil Skëndo, Thimi Tane, Ajet Xhindole, LLukan Prifti, Llazar Kuli, Stefan Ndreu, Kol Hoxhollin Astrit Suli, Vasillaq Tanku, Lumner Hasanbelliu e shumë e shumë të tjerë.

No comments:

Post a Comment