Tuesday, November 12, 2013

Vulnerabiliteti ndaj migrimit dhe faktoret e riskut. Mbeshtetja e migrimit te sigurte dhe ne Kucove



Vulnerabiliteti ndaj migrimit dhe faktoret e riskut. Mbështetja e migrimit te sigurte dhe ne Kucove.

Objektivi I ketij projekti eshte te punoje ne parandalimin e trafikimit te qenieve njerezore dhe migracionit shfrytezues duke eksploruar strategji alternative per personat ne risk. Kjo mund te perfshije strategji te sigurta migracioni ose opsione alternative zhvillimi ne atdhe ose komunitet. Nepermjet nje studimi paraprak me baze komunitare, projekti do te identifikoje personat te cilet kane ose qe nuk kane patur experience shfrytezimi te migrimit , edhe bashke me to te eksplorohen faktoret qe bejne disa njerez dhe jo disa te tjere vulnerable ndaj ketyre abuzimeve. Duke punuar dhe duke mesuar nga individe te cilet nuk kane qene te trafikuar, ne mund te mesojme se si  ato I shmangin keto probleme  ose si migrojne te sigurte ose gjejne nje startegji alternative te migracionit.

Bazuar ne gjetjet nga keto intervista dhe diskutimeve, ne do te zhvillojme nje projekt duke mobilizuar disa nga keto strategji duke testuar lidhjen dhe vizibilitetin ne nje komunitet me risk te larte te shfrytezimit te migracionit. Duke identifikuar se cfare zgjidhjesh  dhe mobilizuar nga  “ne rrezik” te individit, ky project do te zhvilloje nje metode per te suksesshem, kosto efektive dhe praktika parandalimi te bazuara ne nivel local te cilat mund te formojne nje baze te shendoshe dhe te  informojne per politikat dhe praktikat kunder trafikimit. Projekti pilot do te zgjase per 1 vit ne komunitet.

Perfituesit direkt jane individet ne komunitet ne risk te larte te trafikimit te cilet aktualisht jane vulnerable ndaj te migracionit te pasigurte. Identifikimi I strategjive te suksesshme per te shmangur migracionin e pasigurt mund te jene mjete te replikueshme per parandalimin e trafikimit. Si I tille, perfituesit afatgjate  jane parashikuar to jene viktima trafikimi potenciale dhe migrante te shfrytezuar ne komunitetet ne risk.

Partneret e Studimit
Ky projekt do te kryehet ne bashkpunim midis Anette Brunovskis  Instituti Fafo per Studime Nderkombetare te Aplikuara,Norway), ), Rebecca Surtees ( Instituti NEXUS , Washington, DC) dhe Organizata te Ndryshem dhe te Barabarte. Ky projekt eshte financuar nga Ministria Norvegjeze e Puneve te Jashtme.


Instituti Fafo per Studime Nderkombetare te Aplikuara eshte nje institut kerkimesh i pavarur. Fafo ka nje eksperience te gjate ne kryerjen e studimeve sociale ne strategjite e perballimit te familjeve ne vendet qe jane ne tranzit  dhe atyre te dala nga konflikti.Fafo AIS ka kryer nje numer studimesh ne ceshtjet qe lidhen me trafikimin dhe migrimin, duke perfshire dhe Shqiperine.
Instituti NEXUS eshte nje qender studimesh dhe politikash multidisiplinaree vendosur ne Viene.Ky institute ka punuar gjeresisht ne ceshtjet e trafikimit, migrimit dhe vulnerabilitetin social ne Ish Bashkimin Sovjetit,Azine Juglindore, dhe Europe, dhe Evropen Juglindore duke perfshire dhe Shqiperine.
Nje  aspekt qendror I punes se NEXUS qendron ne asistencen dhe perpjekjet protektive per personat vulnerabel duke perfshire personat e trafikuar dhe migrantet.


Te Ndryshem dhe Te Barabarte eshte nje Organizate Shqiptare e cila ka punuar qe ne vitin 2004 mbi trafikimin e qenieve njerezore, ne fushen e mbrojtjes nga trafikimi por dhe ne parandalim.Misioni I Organizates eshte te ofroje sherbime cilesore per mbrojtjen dhe riintegrimin e viktimave te trafikimit dhe te kontribuoje ne ne sistemet e identifikimit, referimit, rritjen e ndergjegjesimit, parandalimi dhe asistenca kundrejt viktimave te trafikimit dhe atyre ne risk per te qene te trafikuar ose stigmatizuar si pasoje e migracionit. Informacione kontakti different&equal@icc-al.org  tel: +355 4 2221892

 Aktivitete që mund të përfshihen në planin strategjik të Bashkisë Kucovë.

1.       Të  përditësohet në mënyrë periodike “ Mamuali për Migrantët” publikim në pronësi të Bashkisë së Kucovës dhe të vihet në dispozicion të publikut të gjërë.

2.       Të publikohen rregullisht fragmente nga manuali në gazetën lokale të qytetit të Kucovës “Lajmëtari I Kucovës”.

3.       Të organizohen rregullisht aktivitete ndërgjegjësuese mbi migracionin e sigurtë me aktorë të ndryshëm të komunitetit të Kucovës.

4.       Të prodhohen  manuale të tjera në rast nevoje dhe t’i vihen në dispozicion komunitetit nëpërmjet zyrës së informacionit të Bashkisë.

MANUALI PER MIGRANTET

Thursday, November 7, 2013

Nje dite para Festës së Çlirimit të Kuçovës



 Edhe këtë vit programi i festës kushtuar kësaj dite të shënuar për popullin e Kuçovës, fillojë një ditë më parë dhe pikërisht më 17 Tetor me një koncert festiv të shkollës “18 Tetori”, dhe mbi të gjitha ky program artistik i këtij viti, kushtuar 69 vjetorit të Çlirimit të Kuçovës, kishte të veçantën e saj sepse programi artistik i kësaj shkolle, si dhe përkushtimi direktë dhe seriozë i Qëndrës Kulturore të Fëmijëve Kuçovë, nën drejtimin e mësueses Anila Halili, të stafit mësimdhënës dhe të Drejtoreshës së shkollës znj. Luljeta Guri, la mbresa të veçanta për vlerësimin maksimal të kësaj veprimtarie artistike që i përkushtohej ditës së Çlirimit të Kuçovës

Në këtë veprimtari festive, morën pjesë Nën/Kryetari i Bashkisë zShpëtim Nishani, Drejtore e Zyrës Arsimore, znj. Fatbardha Bullari, Veteranë të LANÇ-it dhe nga Organizata e Familjes së Dëshmorëve, si dhe të ftuar të tjerë, prindër dhe ish-nxënës të kësaj shkolle.
  
Mbas ngritjes së flamurit nën shoqërimin e Himnit të Flamurit, fjalën e përshëndetjes e mbajti Drejtoresha e shkollës znj. Luljeta Guri.



Me shumë kënaqësi ju uroj mirëseardhjen ju Miq e të ftuar. Gëzuar festën e Çlirimit!

Të nderuar pjesëmarrës, veteran të luftës, të nderuar prindër,nxënës e ish-nxënës të kësaj shkolle, që pa ju kjo festë s’do të kishte kuptim.

Zotërinj të ftuar, zoti Nën/Kryetari i Bashkisë, zonja Drejtoreshë e Zyrës Arsimore Mirë se kini ardhur. Sot ky shesh ka ndryshuar formatin e tij. Krenohemi me madhështinë e kësaj ndërtese e cila mbart në vetvete 59 vjet jete……

…..Unë sot në emër të stafit pedagogjik dua të falenderoje të gjithë të pranishmit, veçanërisht veteranët që me përkushtim i janë dedikuar kësaj dite duke na sjellë në kujtesë ato ditë të vështir lufte……gjithashtu një falenderim i shkon Pushtetit Vendor, Zyrës Arsimore dhe Qëndres Kulturore të Fëmijëve të cilët na kanë dhënë suportin e tyre në çdo kërkesë që kemi patur……Koleg të nderuar ju meritoni një falenderim të vëçantë në këtë ditë të bukur festive.
 
Nuk munguan edhe përshëndetjet nga z. Dhimo Kuli, Kryetar i Organizatës Familja e Dëshmorëve të LANÇ-it, si dhe të Nën/Kryetarit të Bashkisë z. Shpëtim Nishani, për këtë ditë të shënuar.
Të dashur nxënës !

Të nderuar personel i stafit mësimor të shkollës "18 Tetori“

Të respektuar Veteran dhe pjesëmarrës në këtë festë.

 Është bërë traditë tashmë që prologun e përvjetorëve të festës së Çlirimit të Kuçovës, t’i nisim pikërisht këtu, në këto ambjente të kësaj shkolle, gjë e cila lidhet jo vetëm se në siglën e shkollës tuaj është skalitur data "18 Tetor“, por sepse nga ana e juaj ka patur një organizim, angazhim dhe përkushtim për t’a evidentuar dhe festuar sa më mirë këtë datë.

Shkolla e juaj, mësuesit dhe mbi të gjitha Drejtoresha e kësaj shkolle, ka treguar vlera të veçanta për realizimin me nivel të lartë të festave, gjë që u tregua më së miri me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë së Atdheut, si dhe për festa të tjera tradicionale.

Të gjitha këto nuk janë të rastit, por tregojnë se kjo shkollë, sado e vjetër që është dhe këtë vit feston 59 vjetorin e saj, ka stimuluar vlera të vërteta, jo vetëm në detyrën fisnike të edukimit të brezit të ri, por t’i manifestoj ato edhe në veprimtari të ndryshme shkollore dhe jashtë shkollore, siç janë koncertet e përgatitura me raste festash.

Më lejoni që në emër të Kryetarit të Bashkisë, z. Bardhyl GJYZELI, i cili për arsye pune sot nuk mundi të jetë i pranishëm në këtë veprimtari, t’ju falenderoj dhe t’ju uroj suksese në mësime dhe shëndet në familjet tuaja.

Nga kjo shkollë kanë dal me qindra e mijra intelektual dhe specialistë të zot, të cilët janë treguar të aftë dhe profesionist të vërtet si: në fushën e zbulimit dhe prodhimit të naftës, në industrinë mekanike, në mjekësi, ushtri, në fushën e arsimit dhe në detyra të tjera shoqërore.

Nuk është e rastit që edhe Kryetari i Bashkisë aktual z. Bardhyl GJYZELI apo dhe Kryetari i Këshillit Bashkiak të Kuçovës z. Arqile Mjeshtri, kanë qënë nxënës të kësaj shkolle. Për ne drejtuesit e pushtetit vendor, na del si detyrë që megjithë kontributin e dhënë ndaj shkollës tuaj, ndofta edhe në situata disi të vështira financiare, të cilat kanë qënë modeste, të na obligojnë që në të ardhmen, për shkollën tuaj të tregojmë më shumë interesim, po kështu edhe për shkollat e tjera të sistemit 9-vjeçar të qytetit tonë.

Festimi i 69 vjetorit të Çlirimit të Kuçovës, nxjerrë përpara jush dhe stafit mësimor të shkollës tuaj, që më shumë duhet të mësojmë dhe të marrim dijeni për ditët dhe datat historike të qytetit dhe të vëndit tonë.

Sot juve ju duhet të mësoni më shumë për vëndlindjen tuaj, për vlerat e saj historike dhe social-ekonomike, të dini më mirë datën e Çlirimit të vëndit, të Pavarësisë së Atdheut dhe data të tjera historike, sepse nuk na vjen mirë kur ndonjëherë konstatojmë se nga moshatarët tuaj, nuk dihen mirë këto data.

Është në detyrën tonë si prind dhe si mësues të tregojmë interes, jo vetëm për datat festive të përcaktuara, por edhe për objektet që lidhen me to, mbi të gjitha me transmetimin e vlerave të tyre nëpër breza, sepse koha na e ngarkon si detyrë që të mos i harojmë kurrë këto ditë të shënuara, të cilat lidhen me historinë e lavdishme të vendit dhe të qytetit tonë.

Ju duhet të dini se Kuçova e revoltës së parë të punëtorisë shqiptare, shpërtheu përmes grevës së saj në Shkurt të vitit 1936 kundër shfrytëzimit. E jo vetëm kaq, ajo vazhdoi edhe më tutje, ku mbi 200 djemë e vajza kuçovare, pa llogaritur dhjetra e qindra të tjerë që vepruan në çetat territoriale, hodhën pushkën krahut e dolën partizanë kundër pushtuesit Gjerman.

Kuçova përmes grykës së pushkës, sakrificave dhe gjakut që derdhi, dha kontributin e vetë në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare, jo vetëm për çlirimin e Kuçovës por edhe të gjithë Shqipërisë.

Çlirimi i vendit në përgjithësi dhe ai i Kuçovës në veçanti, kërkoi një punë të përkushtuar dhe me sakrifica të mëdha, të cilat me vullnetin dhe vendosmërinë e të gjithëve ne, bënë të mundur që të fillonte një periudhë e re e zhvillimit të qytetit tonë dhe të banorëve të saj.

Në këtë 69 vjetor jemi të ndërgjegjshëm që qyteti ynë ka ndryshuar, por ka shumë për të bërë dhe është në detyrën e Pushtetit Vendor që të bëj më shumë për ju, për prindërit tuaj, për qytetin tonë.

Duke përfunduar ju uroj të gjithëve, Gëzuar festën e Çlirimit të Kuçovës.
Rroftë populli i Kuçovës !
Lavdi Dëshmorëve që ranë për Çlirimin e Kuçovës !
Suksese në mësime !

Po kështu vazhduan me përshëndetje znj. Fatbardha Bullari, Drejtore e Zyrës Arsimore, për të vazhduar më tej në një panair të shtruar me këtë rastë nga prodhimet e vet nxënësve të kësaj shkolle.








Tuesday, November 5, 2013

Festime per Diten e çlirimit


Më 18 Tetor, në ora 10ºº, pranë Lapidarit kushtuar pikërishtë datës së Çlirimit të Kuçovës, u organizua ceremonia festive ku muarrën pjesë: Kryetari i Bashkisë z. Bardhyl GJYZELI, Prefekti i Qarkut Berat z. Selfo Kapllani, Deputeti I Qarkut Berat z. Gledjon Rehovica, Veteranë të LANÇ-it, nga Organizata e Familjeve të Dëshmorëve, të ftuar nga forca të ndryshme politike si dhe të ftuar të tjerë, të cilët vendosën kurora dhe buqeta me lule në emër të institucionit që përfaqësonin apo të forcave politike.

Mbas ekzekutimit të Himnit të Flamurit, fjalën e hapjes e mbajti z. Sofo Tere, Kryetari i Komitetit të Veteranëve të Rrethit të Kuçovës, per t’ja lënë fjalën e rastit Kryetarit të Bashkisë z. Bardhyl GJYZELI 

Të dashur bashkëqytetar !
Të nderuar familjarë të Dëshmorëve të rënë për çlirimin e Kuçovës dhe të Atdheut.
Veteranë dhe Pasardhës Veteran !
Festojmë sot 69 vjetorin e Çlirimit të qytetit tonë të dashur, Kuçovës dhe bëhemi të ndërgjegjshëm se vitet ikin, e midis nesh do të na mungojnë gjithmonë e më shumë ata që kanë marrë pjesë direkte, me pushkë në dorë, në këtë ngjarje historike për Kuçovën.
 Kjo për ne do të mbetet detyrë kryesore, për të mos i harruar kurrë këto ditë të lavdishme të historisë së popullit tonë gjatë Luftës Nacional-Çlirimtare, idealin e tyre, si dhe gjakun e derdhur për Atdheun.
Pikërisht këtë vit ne përkujtuam dhe festuam me krenari 70 vjetorin e krijimit të Batalionit "Kuçova", të cilën e realizuam më së miri në fshatin Sheqëz të Komunës Lumas, ku edhe është formuar fillimisht "Çeta Partizane Kuçova“ dhe më pas ky batalion.
 Janë operacionet partizane të Batalionit "Kuçova", që në bashkëpunim me Brigatën e 7- të Sulmuese, koordinimin me Brigadën e 8-të Sulmuese si dhe të Çetave Vullnetare të zonës, të cilat morën pjesë në çlirimin e Kuçovës.
Mirënjohje për jetë Dëshmorëve të qytetit tonë si : Thimi Tane, Tafil Skëndo Gaqi Karakashi, Llukan Prifti, Llazar Kuli, Ajet Xhindole, Stefan Ndreu, Xhoxhi Tumani e shumë e shumë të tjerë.
Kuçova e revoltës së parë të punëtorisë shqiptare shpërtheu përmes grevës së saj në Shkurt të vitit 1936 kundër shfrytëzimit. E jo vetëm kaq, ajo vazhdoi edhe më tutje, ku mbi 200 djemë e vajza kuçovare, pa llogaritur dhjetra e qindra të tjerë që vepruan në çetat territoriale, hodhën pushkën krahut e dolën partizanë kundër pushtuesit Gjerman.
Kuçova përmes grykës së pushkës, sakrificave dhe gjakut që derdhi, dha kontributin e vetë në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare, jo vetëm për çlirimin e Kuçovës por edhe të gjithë Shqipërisë.
Çlirimi i vendit në përgjithësi dhe ai i Kuçovës në veçanti, kërkoi një punë të përkushtuar dhe me sakrifica të mëdha, të cilat me vullnetin dhe vendosmërinë e të gjithëve ne, bënë të mundur që të fillonte një periudhë e re e zhvillimit të qytetit tonë dhe të banorëve të saj.
Në këtë 69 vjetor jemi të ndërgjegjshëm që qyteti ynë ka ndryshuar, por ka shumë për të bërë. Ajo që dua të deklaroj përpara jush, është fakti që me miratimin e Planit Rregullues të Bashkisë Kuçovë, ne hodhëm një hap të rëndësishëm për të krijuar hapsira më të mëdha për zhvillimin social-ekonomik të qytetit tonë.
Me gjithë vështirësitë e shumta financiare, që na janë krijuar, ne do të vazhdojmë të punojmë me një program ambicioz, me objektiva konkrete për zhvillimin social-ekonomik të Kuçovës, të cilat janë materializuar edhe me ato pak investime të cilat i kemi bërë në saj të përpjekjeve tona, në bashkëpunim me partnerët dhe dashamirës të Kuçovës.
Të nderuar bashkëqytetarë!                                                                                             Bashkia Kuçovë do të punojë gjithmonë e më shumë për përmirësimin e imazheve të festave tona kombëtare dhe vendore.
Është në programin tonë që duhet të tregojmë interes, jo vetëm për datat festive të përcaktuara, por edhe për objektet që lidhen me to, mbi të gjitha me trasmetimin e vlerave të tyre nëpër breza, sepse koha na e ngarkon si detyrë që të mos i harojmë kurrë këto ditë të shënuara, të cilat lidhen me historinë e lavdishme të vendit dhe të qytetit tonë.
Duke përfunduar ju uroj të gjithëve, Gëzuar festën e Çlirimit të Kuçovës.
Rroftë populli i Kuçovës !
Lavdi Dëshmorëve që ranë për Çlirimin e Kuçovës ! 

                                                                    
 
Vazhdimi i kësaj dite të bukur festivë nga koha, por edhe nga atmosfera, ishte me një koncert artistik  të shkollës “18 Tetori”, për të vazhduar më tej me një vizitë në familjen e Dëshmorit të LANÇ-it Xhoxhi Tumani.