Në këtë veprimtari
festive, morën pjesë Nën/Kryetari i Bashkisë z. Shpëtim Nishani, Drejtore e Zyrës Arsimore, znj. Fatbardha
Bullari, Veteranë të LANÇ-it dhe nga Organizata e Familjes së Dëshmorëve, si
dhe të ftuar të tjerë, prindër dhe ish-nxënës të kësaj shkolle.
Mbas ngritjes së flamurit nën
shoqërimin e Himnit të Flamurit, fjalën e përshëndetjes e mbajti Drejtoresha e
shkollës znj. Luljeta Guri.
Me shumë kënaqësi ju uroj mirëseardhjen ju Miq e të ftuar.
Gëzuar festën e Çlirimit!
Të nderuar pjesëmarrës, veteran të luftës, të nderuar
prindër,nxënës e ish-nxënës të kësaj shkolle, që pa ju kjo festë s’do të kishte
kuptim.
Zotërinj të ftuar, zoti Nën/Kryetari i Bashkisë, zonja
Drejtoreshë e Zyrës Arsimore Mirë se kini ardhur. Sot ky shesh ka ndryshuar
formatin e tij. Krenohemi me madhështinë e kësaj ndërtese e cila mbart në
vetvete 59 vjet jete……
…..Unë sot në emër të stafit pedagogjik dua të falenderoje të
gjithë të pranishmit, veçanërisht veteranët që me përkushtim i janë dedikuar
kësaj dite duke na sjellë në kujtesë ato ditë të vështir lufte……gjithashtu një falenderim
i shkon Pushtetit Vendor, Zyrës Arsimore dhe Qëndres Kulturore të Fëmijëve të
cilët na kanë dhënë suportin e tyre në çdo kërkesë që kemi patur……Koleg të
nderuar ju meritoni një falenderim të vëçantë në këtë ditë të bukur festive.
Nuk munguan edhe
përshëndetjet nga z. Dhimo Kuli, Kryetar i Organizatës Familja e Dëshmorëve të
LANÇ-it, si dhe të Nën/Kryetarit të Bashkisë z. Shpëtim Nishani, për këtë ditë të shënuar.
Të dashur nxënës !
Të nderuar personel i stafit mësimor të shkollës "18
Tetori“
Të respektuar Veteran dhe pjesëmarrës në këtë festë.
Shkolla e juaj, mësuesit dhe mbi të gjitha Drejtoresha e kësaj
shkolle, ka treguar vlera të veçanta për realizimin me nivel të lartë të
festave, gjë që u tregua më së miri me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë së
Atdheut, si dhe për festa të tjera tradicionale.
Të gjitha këto nuk janë të rastit, por tregojnë se kjo shkollë,
sado e vjetër që është dhe këtë vit feston 59 vjetorin e saj, ka stimuluar
vlera të vërteta, jo vetëm në detyrën fisnike të edukimit të brezit të ri, por
t’i manifestoj ato edhe në veprimtari të ndryshme shkollore dhe jashtë
shkollore, siç janë koncertet e përgatitura me raste festash.
Më lejoni që në emër të Kryetarit të Bashkisë, z. Bardhyl
GJYZELI, i cili për arsye pune sot nuk mundi të jetë i pranishëm në këtë
veprimtari, t’ju falenderoj dhe t’ju uroj suksese në mësime dhe shëndet në
familjet tuaja.
Nga kjo shkollë kanë dal me qindra e mijra intelektual dhe
specialistë të zot, të cilët janë treguar të aftë dhe profesionist të vërtet
si: në fushën e zbulimit dhe prodhimit të naftës, në industrinë mekanike, në
mjekësi, ushtri, në fushën e arsimit dhe në detyra të tjera shoqërore.
Nuk është e rastit që edhe Kryetari i Bashkisë aktual z. Bardhyl
GJYZELI apo dhe Kryetari i Këshillit Bashkiak të Kuçovës z. Arqile
Mjeshtri, kanë qënë nxënës të kësaj shkolle. Për ne drejtuesit e pushtetit
vendor, na del si detyrë që megjithë kontributin e dhënë ndaj shkollës tuaj,
ndofta edhe në situata disi të vështira financiare, të cilat kanë qënë modeste,
të na obligojnë që në të ardhmen, për shkollën tuaj të tregojmë më shumë
interesim, po kështu edhe për shkollat e tjera të sistemit 9-vjeçar të qytetit
tonë.
Festimi i 69 vjetorit të Çlirimit të Kuçovës, nxjerrë
përpara jush dhe stafit mësimor të shkollës tuaj, që më shumë duhet të mësojmë
dhe të marrim dijeni për ditët dhe datat historike të qytetit dhe të vëndit
tonë.
Sot juve ju duhet të mësoni më shumë për vëndlindjen tuaj, për
vlerat e saj historike dhe social-ekonomike, të dini më mirë datën e Çlirimit
të vëndit, të Pavarësisë së Atdheut dhe data të tjera historike, sepse nuk na
vjen mirë kur ndonjëherë konstatojmë se nga moshatarët tuaj, nuk dihen mirë
këto data.
Është në detyrën tonë si prind dhe si mësues të tregojmë
interes, jo vetëm për datat festive të përcaktuara, por edhe për objektet që
lidhen me to, mbi të gjitha me transmetimin e vlerave të tyre nëpër breza,
sepse koha na e ngarkon si detyrë që të mos i harojmë kurrë këto ditë të
shënuara, të cilat lidhen me historinë e lavdishme të vendit dhe të qytetit
tonë.
Ju duhet të dini se Kuçova e revoltës së parë të punëtorisë
shqiptare, shpërtheu përmes grevës së saj në Shkurt të vitit 1936 kundër
shfrytëzimit. E jo vetëm kaq, ajo vazhdoi edhe më tutje, ku mbi 200 djemë e
vajza kuçovare, pa llogaritur dhjetra e qindra të tjerë që vepruan në çetat
territoriale, hodhën pushkën krahut e dolën partizanë kundër pushtuesit
Gjerman.
Kuçova përmes grykës së pushkës, sakrificave dhe gjakut që
derdhi, dha kontributin e vetë në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare, jo
vetëm për çlirimin e Kuçovës por edhe të gjithë Shqipërisë.
Çlirimi i vendit në përgjithësi dhe ai i Kuçovës në veçanti,
kërkoi një punë të përkushtuar dhe me sakrifica të mëdha, të cilat me vullnetin
dhe vendosmërinë e të gjithëve ne, bënë të mundur që të fillonte një periudhë e
re e zhvillimit të qytetit tonë dhe të banorëve të saj.
Në këtë 69 vjetor jemi të ndërgjegjshëm që qyteti ynë ka
ndryshuar, por ka shumë për të bërë dhe është në detyrën e Pushtetit Vendor që
të bëj më shumë për ju, për prindërit tuaj, për qytetin tonë.
Duke përfunduar ju uroj të gjithëve, Gëzuar festën e Çlirimit të
Kuçovës.
Rroftë populli i Kuçovës !
Lavdi Dëshmorëve që ranë për Çlirimin e Kuçovës !
Suksese në mësime !
Po kështu vazhduan me
përshëndetje znj. Fatbardha Bullari, Drejtore e Zyrës Arsimore, për të vazhduar
më tej në një panair të shtruar me këtë rastë nga prodhimet e vet nxënësve të
kësaj shkolle.
No comments:
Post a Comment