MARSI MUAJI I FESTAVE
Marsi është muaji i festave tradicionale dhe ato zyrtare, muaji që lajmëron ardhjen e pranverës, por që këtë vit duhet pranuar se ndarja midis stinëve ishte gati i padallueshëm. Marsi e pasqyron këtë jo vetëm sepse data 1 e tij shënon fillimin e një stine të re, por edhe sepse mbart në vetvete festa të bukura dhe me vlera shoqërore:
7 Marsi dita e mësuesve
Është bërë traditë tashmë që ditën e festës së mësuesve, Qëndra Kulturore e Fëmijëve të Kuçovës, përgatit një veprimtari kulturore kushtuar kësaj dite të shënuar. Kështu më 7 Mars në amb- jentet e saj, u realizua një program artistik, ku ishin të ftuar Kryetari i Bashkisë z. Bardhyl GJYZELI, Nën/Prefekti i Rrethit të Kuçovës z. Sybi Shehu si dhe drejtore e Zyrës Arsimore znj. Egla Gjika
8 Marsi festa e grave
8 Marsi njihet si "Dita e Gruas", në të gjithë botën. Madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe zhvillim.
Tashmë është bër traditë që kjo ditë të festohet në mënyrë të organizuar nga ndërmarrje dhe insti tucione të ndryshme.
14 Marsi dita e Verës, e cila i dedikohet stinës së pranverës dhe kjo festë kryhet në nderim të natyrës së bukur dhe bimësisë që merr jetë në këtë stinë.
Mbi të gjitha bukurinë kësaj feste ja dha jo vetëm qielli i pastër i kësaj dite pranverore, ku dielli i ngrohtë dhe plotë shkëlqim nuk mungonte dhe dukej sikur donte të plotësonte defiçitin e krijuar nga viti i kaluar, i cili nuk na la për të zhvilluar ritualin e plotë të saj, por dhe koncerti festiv i organi zuar nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë z. Bardhyl GJYZELI.
Një program vërtet i pasur, që mbajti për dy orë të mbërthyer pjesëmarrësit e shumtë në këtë ditë festive. Në këtë program nuk munguan lojrat popullore, karnavalet e realizuara nga fëmijët e kop- shteve dhe mbi të gjitha koncerti i organizuar nga Qëndra Kulturore “Feniks”.
Këngëtar të dëgjuar por që vinin për herë të parë në qytetin tonë, mbajtën të ndezur emocionet e spektatorit kuçovar, i cili jo vetëm i shoqëroi me duartrokitje, me valle të ndryshme popullore, por edhe në ndonjë rast edhe duke kënduar sëbashku me ta. Kështu përveç këngëtarëve të qytetit tonë Anila Qafoku (Halili), Edmond Naqellari dhe Artur Guri, ishin këngëtarët e ardhur si Rovena Ibrahimaj, Onanta Spahiu, Vedat Ademi.
No comments:
Post a Comment