Monday, July 28, 2014


   BIBLIOTEKA “FENIKS” KREMTON 10 VJETORIN E SAJ

Më datën 05 Qershor 2014, Biblioteka Publike “Feniks” Kuçovë, kremtoi 10 vjetorin e saj. Merrnin pjesë lexues, krijues të librave të botuara dhe të dhuruara kësaj biblioteke, si dhe ishte i pranishëm Kryetari i Bashkisë z. Bardhyl GJYZELI.

Boshti kryesor i zhvillimit të aktivitetit, ishte një panoramë e Odisesë së Rilindjes të kësaj biblioteke. Vështirësitë e hasura për të rimarrë godinën e kthyer në një relike të marrëzisë njerëzore dhe ngjarjet e vitit 1997, krijimi i koleksioneve, plotësimi me bazën e duhur materiale si dhe personelin e kualifikuar, e deri te krijimi i lidhjeve me lexuesit dhe aktivitetin intelektual “i të lexuarit”.....

Nismat e ndërmarra në vite për pasurimin e fondit, iu bashkëngjiten kronologjisë së rilindjes, duke prezantuar me emra dhe numër ekzemplarësh të gjithë donatorët, të cilët kanë dhënë një kontribut dhe ndihmë të jashtëzakonshëm në atë çka biblioteka është sot. Më pas u vijua me prezantimin e statistikave të frekuentimit vit pas viti duke u ndalur në mënyrë të veçantë në anëtarsimin rishtaz dhe shërbimet e ofruara nga ky institucion. Nuk mund të mbetej jashtë vëmëndjes dhe prezantimi i aktiviteteve, duke filluar nga aktivitetet që zhvillohen me fëmijët parashkollorë, e deri në promovimet dhe takimet me shkrimtarë të njohur nga mbarë vendi. U mëshua mbi faktin që çdo aktivitet ka në vetvete një qëllim të çmuar, madhorë për nga vlera dhe mesazhi që ato përcjellin tek lexuesi, t’a bëjë librin të jetë prezent në jetën e individit, për t’a formuar këtë individ dhe t’a rrisë atë si personalitet në shërbim të vetes dhe komunitetit në tërësi.

Me këtë rast një përshëndetje dhe vlerësim për punën e bërë, si dhe me urimin për 10 vjetorin e rilindjes së saj, u bë nga Kryetari i Bashkisë z. Bardhyl GJYZELI.
Për persona të veçantë të cilët kanë dhënë kontribut në pasurimin e fondit dhe kanë qënë pjesëmarrës në aktivitetet e zhvilluara në biblioteke, u shpërndanë Çertifikata Mirënjohjeje.
  Në fund të takimit u shtrua një koktejl, ku të pranishmit shkëmbyen opinione të ndryshme. 

1 QERSHOR, DITA NDËRKOMBËTARE E FËMIJËVE

Këtë vit, ndyshe nga vitet e tjera, festa e 1 Qershorit u realizua me një program krejt ndryshe nga vitet e tjera. Programi i kësaj feste të bukur  ishte mbështetur në një bashkëpunim të ngushtë midis institucioneve përkatëse, për të përcjellë mesazhin e jetës argëtuese për fëmijët.
Kuptohet që ky mesash ka një objektivë të caktuar, e cila përcjelle mesazhin e barazisë per  njeri-tjetrin si dhe ndërgjegjësimin e komunitetit për të drejtat dhe vlerat e fëmijëve. Në këtë veprimtari morën pjesë fëmijët parashkollore si dhe femijët e arsimit fillore, veprimtari e cila u realizua nën kujdesin e Kryetari të Bashkisë Kuçovë, z. Bardhyl GJYZELI, në bashkëpunim me Centro Sportivo Italiano, Zyra Arsimore, Qëndra Kulturore e Fëmijëve, Shkollat, Kopshtet.

Ajo që ishte ideuar dhe programuar për realizimin e kësaj feste, ishte aktivizimi maksimal i fëmijëve parashkollore dhe i fëmijëve të arsimit fillore, ku qëllimi kryesor ishte sensibilizimi dhe pjesëmarrja dinjitoze e fëmijëve të komunave të rrethit Kuçovë, demostrimi i lojrave të ndryshme popullore nga fëmijët, si dhe zbukurimi i sheshit me dekore të ndryshme. Aktiviteti u zhvillua në terren, pranë sheshit  “18 Tetori”, para Bashkisë duke u shtrirë edhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
Fëmijët në këtë aktivitet u paraqitën me postera dhe vizatime të ndryshme, të realizuara nga vete ata dhe që i afishuan në vënde të dukshme në këto ambjente, idea dhe përmbajtja e të cilave lidheshin pikërisht me festën e 1 Qershorit.

Nuk munguan gjatë kësaj veprimtarie edhe mendime dhe veprime promovuese, valle popullore,valle moderne, duke përfshirë këtu edhe vallen e Pinguinit, e cila ka marrë një vëmëndje të veçantë në këto kohë, jo vetëm nga të rritur  por edhe nga fëmijët.

Një përshëndetje me këtë rast u bë edhe nga Kryetari i Bashkisë z. Bardhyl GJYZELI, i cili përgëzoi si dhe uroi fëmijët, prindërit, mësuesit dhe edukatorët e fëmijëve, për përkushtimin me të gjitha forcat për t’a realizuar sa më festive këtë ditë të bukur të fëmijëve tanë.
Nuk harojmë me këtë rast që njëkohësishtë të fa lenderojmë edhe mbështetjen që dha Policia e Rendit dhe ajo Rrugore për t’i krijuar kushte  më të mira dhe të qeta, për realizimin e kësaj feste.



PËRUROHET VENDOSJA E EMËRTIMIT TË RRUGËS
“RAIFFEISEN BANK”


Me Vendim të Këshillit Bashkiak, rruga nga pallati 9 kt (hyrje e Teknikumit) deri në kthesën për tek shkallët e Spitalit, u pagëzua me emrin Rruga “Raiffeisen Bank”.
 Pikërisht për të përuruar vendosjen e këtij emri, por që edhe koeçindonte me 10 Vjetorin e themelimit të kësaj banke, në vëndin ku është vendosur tabela me emrin përkatës, u zhvillua ceremonia e zbulimit të kësaj tabele.

Merrnin pjesë Kryetari i Bashkisë, z. Bardhyl GJYZELI, stafi i bashkisë, ndërsa nga përfaqësuesit e Rraiffeisen Bank z. John McNaughton, Anëtar i Bordit i RBAL Serge GUAY Drejtor i shitjes dhe shpërndarjes së degëve, Emila CANGU, Drejtoreshë Distrikti, Dhurata DUNDO N/Drejtoreshë Distrikti, Barjam Delibashi, Drejtorë i Degës Kuçovë.

 Mbas zbulimit të tabelës fjalën e rastit e mori Kryetari i Bashkisë z. Bardhyl GJYZELI, i cili vlerësoi punën dhe përkushtimin e kësaj banke, sëbashku me stafin e saj, në të mirë të komunitetit, duke qënë një nga partnerët kryesor dhe seriozë të Bashkisë Kuçovë dhe që mbi të gjitha, ka sponsorizuar mbjelljen e pemëve në disa rrugë të qytetit tonë.
 Z. John McNaughton, A- nëtar i Bordit i RBAL, falenderoi Kryetarin e Bashkisë dhe Këshillin Bashkiak për këtë vlerësim që i bën kësaj banke, si dhe për përshëndetjen dhe fjalët e ngrohta të Kryetarit të Bashkisë z. Bardhyl GJYZELI për vlerësimin që ai evidentoi në bashkëpunimin dhe partneritetin me “Raiffeisen Bank”.

Me këtë rast z. John McNaughton, Anëtar i Bordit i RBAL, i dhuroi Bashkisë Kuço- vë një Çek me vlerën 500 000 lekë, për t’a përdorur atë në shërbim të komunitetit të Kuçovës.