1
QERSHOR, DITA NDËRKOMBËTARE E FËMIJËVE
Këtë vit, ndyshe nga vitet e tjera, festa e 1 Qershorit u
realizua me një program krejt ndryshe nga vitet e tjera. Programi i kësaj feste
të bukur ishte mbështetur në një
bashkëpunim të ngushtë midis institucioneve përkatëse, për të përcjellë
mesazhin e jetës argëtuese për fëmijët.
Kuptohet që ky mesash ka një objektivë të caktuar, e cila
përcjelle mesazhin e barazisë per
njeri-tjetrin si dhe ndërgjegjësimin e komunitetit për të drejtat dhe
vlerat e fëmijëve. Në këtë veprimtari morën pjesë fëmijët parashkollore si dhe
femijët e arsimit fillore, veprimtari e cila u realizua nën kujdesin e Kryetari
të Bashkisë Kuçovë, z. Bardhyl GJYZELI, në bashkëpunim me Centro
Sportivo Italiano, Zyra Arsimore, Qëndra Kulturore e Fëmijëve, Shkollat,
Kopshtet.
Ajo që ishte ideuar dhe programuar për realizimin e kësaj
feste, ishte aktivizimi maksimal i fëmijëve parashkollore dhe i fëmijëve të
arsimit fillore, ku qëllimi kryesor ishte sensibilizimi dhe pjesëmarrja
dinjitoze e fëmijëve të komunave të rrethit Kuçovë, demostrimi i lojrave të
ndryshme popullore nga fëmijët, si dhe zbukurimi i sheshit me dekore të
ndryshme. Aktiviteti u zhvillua në terren, pranë sheshit “18 Tetori”, para Bashkisë duke u
shtrirë edhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
Fëmijët në këtë aktivitet u paraqitën me postera dhe
vizatime të ndryshme, të realizuara nga vete ata dhe që i afishuan në vënde të
dukshme në këto ambjente, idea dhe përmbajtja e të cilave lidheshin pikërisht
me festën e 1 Qershorit.
Nuk
munguan gjatë kësaj veprimtarie edhe mendime dhe veprime promovuese, valle
popullore,valle moderne, duke përfshirë këtu edhe vallen e Pinguinit, e cila ka
marrë një vëmëndje të veçantë në këto kohë, jo vetëm nga të rritur por edhe nga fëmijët.
Një përshëndetje me këtë rast u bë edhe nga Kryetari i Bashkisë z. Bardhyl GJYZELI, i cili përgëzoi si dhe uroi fëmijët, prindërit, mësuesit dhe edukatorët e fëmijëve, për përkushtimin me të gjitha forcat për t’a realizuar sa më festive këtë ditë të bukur të fëmijëve tanë.
Nuk harojmë me këtë rast që njëkohësishtë të fa
lenderojmë edhe mbështetjen që dha Policia e Rendit dhe ajo Rrugore për t’i
krijuar kushte më të mira dhe të
qeta, për realizimin e kësaj feste.
No comments:
Post a Comment