Monday, July 28, 2014


   BIBLIOTEKA “FENIKS” KREMTON 10 VJETORIN E SAJ

Më datën 05 Qershor 2014, Biblioteka Publike “Feniks” Kuçovë, kremtoi 10 vjetorin e saj. Merrnin pjesë lexues, krijues të librave të botuara dhe të dhuruara kësaj biblioteke, si dhe ishte i pranishëm Kryetari i Bashkisë z. Bardhyl GJYZELI.

Boshti kryesor i zhvillimit të aktivitetit, ishte një panoramë e Odisesë së Rilindjes të kësaj biblioteke. Vështirësitë e hasura për të rimarrë godinën e kthyer në një relike të marrëzisë njerëzore dhe ngjarjet e vitit 1997, krijimi i koleksioneve, plotësimi me bazën e duhur materiale si dhe personelin e kualifikuar, e deri te krijimi i lidhjeve me lexuesit dhe aktivitetin intelektual “i të lexuarit”.....

Nismat e ndërmarra në vite për pasurimin e fondit, iu bashkëngjiten kronologjisë së rilindjes, duke prezantuar me emra dhe numër ekzemplarësh të gjithë donatorët, të cilët kanë dhënë një kontribut dhe ndihmë të jashtëzakonshëm në atë çka biblioteka është sot. Më pas u vijua me prezantimin e statistikave të frekuentimit vit pas viti duke u ndalur në mënyrë të veçantë në anëtarsimin rishtaz dhe shërbimet e ofruara nga ky institucion. Nuk mund të mbetej jashtë vëmëndjes dhe prezantimi i aktiviteteve, duke filluar nga aktivitetet që zhvillohen me fëmijët parashkollorë, e deri në promovimet dhe takimet me shkrimtarë të njohur nga mbarë vendi. U mëshua mbi faktin që çdo aktivitet ka në vetvete një qëllim të çmuar, madhorë për nga vlera dhe mesazhi që ato përcjellin tek lexuesi, t’a bëjë librin të jetë prezent në jetën e individit, për t’a formuar këtë individ dhe t’a rrisë atë si personalitet në shërbim të vetes dhe komunitetit në tërësi.

Me këtë rast një përshëndetje dhe vlerësim për punën e bërë, si dhe me urimin për 10 vjetorin e rilindjes së saj, u bë nga Kryetari i Bashkisë z. Bardhyl GJYZELI.
Për persona të veçantë të cilët kanë dhënë kontribut në pasurimin e fondit dhe kanë qënë pjesëmarrës në aktivitetet e zhvilluara në biblioteke, u shpërndanë Çertifikata Mirënjohjeje.
  Në fund të takimit u shtrua një koktejl, ku të pranishmit shkëmbyen opinione të ndryshme. 

1 QERSHOR, DITA NDËRKOMBËTARE E FËMIJËVE

Këtë vit, ndyshe nga vitet e tjera, festa e 1 Qershorit u realizua me një program krejt ndryshe nga vitet e tjera. Programi i kësaj feste të bukur  ishte mbështetur në një bashkëpunim të ngushtë midis institucioneve përkatëse, për të përcjellë mesazhin e jetës argëtuese për fëmijët.
Kuptohet që ky mesash ka një objektivë të caktuar, e cila përcjelle mesazhin e barazisë per  njeri-tjetrin si dhe ndërgjegjësimin e komunitetit për të drejtat dhe vlerat e fëmijëve. Në këtë veprimtari morën pjesë fëmijët parashkollore si dhe femijët e arsimit fillore, veprimtari e cila u realizua nën kujdesin e Kryetari të Bashkisë Kuçovë, z. Bardhyl GJYZELI, në bashkëpunim me Centro Sportivo Italiano, Zyra Arsimore, Qëndra Kulturore e Fëmijëve, Shkollat, Kopshtet.

Ajo që ishte ideuar dhe programuar për realizimin e kësaj feste, ishte aktivizimi maksimal i fëmijëve parashkollore dhe i fëmijëve të arsimit fillore, ku qëllimi kryesor ishte sensibilizimi dhe pjesëmarrja dinjitoze e fëmijëve të komunave të rrethit Kuçovë, demostrimi i lojrave të ndryshme popullore nga fëmijët, si dhe zbukurimi i sheshit me dekore të ndryshme. Aktiviteti u zhvillua në terren, pranë sheshit  “18 Tetori”, para Bashkisë duke u shtrirë edhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
Fëmijët në këtë aktivitet u paraqitën me postera dhe vizatime të ndryshme, të realizuara nga vete ata dhe që i afishuan në vënde të dukshme në këto ambjente, idea dhe përmbajtja e të cilave lidheshin pikërisht me festën e 1 Qershorit.

Nuk munguan gjatë kësaj veprimtarie edhe mendime dhe veprime promovuese, valle popullore,valle moderne, duke përfshirë këtu edhe vallen e Pinguinit, e cila ka marrë një vëmëndje të veçantë në këto kohë, jo vetëm nga të rritur  por edhe nga fëmijët.

Një përshëndetje me këtë rast u bë edhe nga Kryetari i Bashkisë z. Bardhyl GJYZELI, i cili përgëzoi si dhe uroi fëmijët, prindërit, mësuesit dhe edukatorët e fëmijëve, për përkushtimin me të gjitha forcat për t’a realizuar sa më festive këtë ditë të bukur të fëmijëve tanë.
Nuk harojmë me këtë rast që njëkohësishtë të fa lenderojmë edhe mbështetjen që dha Policia e Rendit dhe ajo Rrugore për t’i krijuar kushte  më të mira dhe të qeta, për realizimin e kësaj feste.



PËRUROHET VENDOSJA E EMËRTIMIT TË RRUGËS
“RAIFFEISEN BANK”


Me Vendim të Këshillit Bashkiak, rruga nga pallati 9 kt (hyrje e Teknikumit) deri në kthesën për tek shkallët e Spitalit, u pagëzua me emrin Rruga “Raiffeisen Bank”.
 Pikërisht për të përuruar vendosjen e këtij emri, por që edhe koeçindonte me 10 Vjetorin e themelimit të kësaj banke, në vëndin ku është vendosur tabela me emrin përkatës, u zhvillua ceremonia e zbulimit të kësaj tabele.

Merrnin pjesë Kryetari i Bashkisë, z. Bardhyl GJYZELI, stafi i bashkisë, ndërsa nga përfaqësuesit e Rraiffeisen Bank z. John McNaughton, Anëtar i Bordit i RBAL Serge GUAY Drejtor i shitjes dhe shpërndarjes së degëve, Emila CANGU, Drejtoreshë Distrikti, Dhurata DUNDO N/Drejtoreshë Distrikti, Barjam Delibashi, Drejtorë i Degës Kuçovë.

 Mbas zbulimit të tabelës fjalën e rastit e mori Kryetari i Bashkisë z. Bardhyl GJYZELI, i cili vlerësoi punën dhe përkushtimin e kësaj banke, sëbashku me stafin e saj, në të mirë të komunitetit, duke qënë një nga partnerët kryesor dhe seriozë të Bashkisë Kuçovë dhe që mbi të gjitha, ka sponsorizuar mbjelljen e pemëve në disa rrugë të qytetit tonë.
 Z. John McNaughton, A- nëtar i Bordit i RBAL, falenderoi Kryetarin e Bashkisë dhe Këshillin Bashkiak për këtë vlerësim që i bën kësaj banke, si dhe për përshëndetjen dhe fjalët e ngrohta të Kryetarit të Bashkisë z. Bardhyl GJYZELI për vlerësimin që ai evidentoi në bashkëpunimin dhe partneritetin me “Raiffeisen Bank”.

Me këtë rast z. John McNaughton, Anëtar i Bordit i RBAL, i dhuroi Bashkisë Kuço- vë një Çek me vlerën 500 000 lekë, për t’a përdorur atë në shërbim të komunitetit të Kuçovës.

Sunday, May 25, 2014

5 MAJ DITA KOMBËTARE E DËSHMORËVE TË ATDHEUT


5 Maji i çdo viti është dita simbol i Dëshmorëve të Atdheut. Prandaj në këtë ditë gjithë populli shqiptar përulet me respekt përpara atyre që kanë dhënë jetën për Atdheun.
Në kuadrin e 70 vjetorit të Çlirimit të Atdheut, në 5 Majin e këtij viti jubilar, ne nderojmë jetën dhe veprën e Dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, si epopeja më e lavdishme e popullit shqiptar gjatë gjithë historisë së tij, që e bashkoi atë në një front të vetëm, pa dallim feje, krahine dhe ideje…..
Ne do të përkujtojmë në këtë ditë të gjithë ata dëshmorë që kanë dhënë jetën në periudhën e pas çlirimit, në ndërtimin e përparimin e vëndit në të gjitha fushat, në polici, ushtri, në kufi, etj., si dhe të rënët për çlirimin e Kosovës.




Me rastin e Ditës së Dëshmorëve, u organizua: Aktivitet në shkollën “Dëshmorët e Kombit”



Mbas  ekzekutimit të Himnit të Flamurit, të kënduar direkt nga nxënësit e kësaj shkolle, e mori fjalen drejtore e kësaj shkolle znj. Vjollca Kllapi, e cila përshëndeti pjesëmarrësit si dhe shprehu falenderime të veçanta për të gjithë pjesëmarrësit dhe bashkëpunuesit në këtë eveniment kushtuar pikërishtë kësaj date.



Merrnin pjesë Kryetari i Bashkisë,  z. Bardhyl GJYZELI, Nën/Prefekti i Rrethit të Kuçovës z. Sybi Shehu, veteran, pasardhës veteran dhe anëtar të Organizatës së Familjeve të Dëshmoreve si dhe nga institucione të qytetit të Kuçovës.

Më pas u vazhdua me koncertin festiv kushtuar kësaj date të shënuar dhe përshëndetjet e nxënësve të shkollave 9-vjeçare të rrethit të Kuçovës, kushtuar 5 Majit.

Vendosja e kurorave në Lapidarin kushtuar Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare
Në ora 11ºº, nën shoqërimin e Himnit të Flamurit, në lapidarin në hyrje të qytetit, u vendosën kurora dhe buqeta me lule të freskëta, në nderim të dëshmorëve. Pranë lapidarit, përpara pjesëmarrësve të shumtë në këtë eveniment të shënuar, fjalën e rastit e mbajti Kryetari i Bashkisë z. Bardhyl Gjyzeli.
Edhe Kuçova rreshton në altarin e saj të artë, Dëshmorë të zonës si : Gaqi Karakashi, Tafil Skëndo, Thimi Tane, Ajet Xhindole, LLukan Prifti, Llazar Kuli, Stefan Ndreu, Kol Hoxhollin Astrit Suli, Vasillaq Tanku, Lumner Hasanbelliu e shumë e shumë të tjerë.

Tuesday, April 8, 2014


MARSI MUAJI I FESTAVE 


festime mars 2014Marsi është muaji i festave tradicionale dhe ato zyrtare, muaji që lajmëron ardhjen e pranverës, por që këtë vit duhet pranuar se ndarja midis stinëve ishte gati i padallueshëm. Marsi e pasqyron këtë jo vetëm sepse data 1 e tij shënon fillimin e një stine të re, por edhe sepse mbart në vetvete festa të bukura dhe me vlera shoqërore: 





festime mars 20147 Marsi dita e mësuesve 
Është bërë traditë tashmë që ditën e festës së mësuesve, Qëndra Kulturore e Fëmijëve të Kuçovës, përgatit një veprimtari kulturore kushtuar kësaj dite të shënuar. Kështu më 7 Mars në amb- jentet e saj, u realizua një program artistik, ku ishin të ftuar Kryetari i Bashkisë z. Bardhyl GJYZELI, Nën/Prefekti i Rrethit të Kuçovës z. Sybi Shehu si dhe drejtore e Zyrës Arsimore znj. Egla Gjika


 8 Marsi festa e grave
8 Marsi njihet si "Dita e Gruas", në të gjithë botën. Madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe zhvillim.
Tashmë është bër traditë që kjo ditë të festohet në mënyrë të organizuar nga ndërmarrje dhe insti tucione të ndryshme.


festime mars 201414 Marsi dita e Verës, e cila i dedikohet stinës së pranverës dhe kjo festë kryhet në nderim të natyrës së bukur dhe bimësisë që merr jetë në këtë stinë.
Mbi të gjitha bukurinë kësaj feste ja dha jo vetëm qielli i pastër i kësaj dite pranverore, ku dielli i ngrohtë dhe plotë shkëlqim nuk mungonte dhe dukej sikur donte të plotësonte defiçitin e krijuar nga viti i kaluar, i cili nuk na la për të zhvilluar ritualin e plotë të saj, por dhe koncerti festiv i organi zuar nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë z. Bardhyl GJYZELI.
Një program vërtet i pasur, që mbajti për dy orë të mbërthyer pjesëmarrësit e shumtë në këtë ditë festive. Në këtë program nuk munguan lojrat popullore, karnavalet e realizuara nga fëmijët e kop- shteve dhe mbi të gjitha koncerti i organizuar nga Qëndra Kulturore “Feniks”.
Këngëtar të dëgjuar por që vinin për herë të parë në qytetin tonë, mbajtën të ndezur emocionet e spektatorit kuçovar, i cili jo vetëm i shoqëroi me duartrokitje, me valle të ndryshme popullore, por edhe në ndonjë rast edhe duke kënduar sëbashku me ta. Kështu përveç këngëtarëve të qytetit tonë Anila Qafoku (Halili), Edmond Naqellari dhe Artur Guri, ishin këngëtarët e ardhur si Rovena Ibrahimaj, Onanta Spahiu, Vedat Ademi.